Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ps: Shkurtimi I Fondeve Për Bujqësinë Në Buxhet, Goditje Për Këtë Sektor
English

Ps: Shkurtimi I Fondeve Për Bujqësinë Në Buxhet, Goditje Për Këtë Sektor

TIRANË, 24 Korrik/ATSH/.- Partia Socialiste shprehu sot shqetësim për shkurtimin e fondeve të sektorit të bujqësisë, pas ndryshimeve në buxhetin e vitit 2010, të miratuara së fundi në parlament. Në një deklaratë për shtyp, nënkryetarja e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Mimi Kodheli, deklaroi se "bujqësia, e bashkë më të afro gjysmë milion shqiptarë të punësuar e më shumë se 1 milion të tjerë që mbahen gjallë me të, po goditen rëndë me një shkurtim të paimagjinueshëm të fondeve për zhvillimin e këtij sektori". Sipas deputetes Kodheli, nëse në shumicën e rasteve shpenzimet për sektorët janë ulur me 25%, për bujqësinë, fondet janë ulur me më shumë se gjysmën. "Nga parashikimi origjinal i qeverisë, plani i investimeve në bujqësi ka mbetur veç 45% e tij, pas gërshërëve të Bodes e Berishës", tha nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë. Gjithashtu, ajo shprehu shqetësim dhe për shkurtimin me 67% të fondeve për pastrimin, riparimin e ngritjen e kanaleve e argjinaturave. "Nëse vjeshtën që vjen zonat e Shkodrës, Lezhës dhe Korçës, do të përmbyten sërish, ashtu siç është bërë tashmë zakon, fajin nuk do ta kenë reshjet, por papërgjegjshmëria e këtij pushteti që ka shkurtuar treçerekun e fondeve që do të parandalonin përmbytjet", u shpreh Kodheli./a.s//a.ke/
KOMENTE