Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sejdiu në Tiranë: Tani të krijojmë bonusin e nevojshëm për anëtarësim në OKB
English

Sejdiu në Tiranë: Tani të krijojmë bonusin e nevojshëm për anëtarësim në OKB

Tiranë, 24 Korrik, NOA Update – “Pas mbështetjes që na dha Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, shpresojmë që Kosova të krijojë edhe bonusin e nevojshëm për të qenë edhe anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara”.

Kështu është shprehur presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, nga Tirana ndërsa ka zhvilluar një takim informal me homologun e tij Bamir Topi, duke mos harruar të përmendë faktin se “Shqipëria mbetet një mbështetëse e madhe e kauzës kosovare dhe se ka bërë një investim të madh në këtë drejtim”.

“Dita e shpalljes së vendimit nga ana e GJND-së, mund të cilësohet si një ditë e rëndësishme për ne, pasi i jepet një mbështetje e fuqishme lirisë dhe drejtësisë njerëzore ndaj atij verdikti të madh të shpallur në 17 shkurt 2008, siç ishte pavarësia e Kosovës”, u shpreh më tej, kreu i shtetit të Kosovës.

Sipas tij, ka ardhur një kohë e re, “në të cilën e ftojmë që edhe Republika e Serbisë të jetë pjesëmarrëse në të mirë të zhvillimit të proceseve integruese të rajonit të Ballkanit”.

Duke u shprehur më tej posaçërisht në lidhje me Serbinë, Sejdiu tha se ishte vetë ajo që kërkoi shpjegimin juridik në Hagë të vendimit për shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe tani e mori përgjigjen që kërkonte.

“Serbët vetë e kërkuan, vendimi tani është dhënë dhe kështu janë këputur të gjitha dyshimet e ngritura prej tyre”, sqaroi Sejdiu për këtë çështje.

Në fund të deklaratës së tij, ai tha se ky është zhvillim i një ere të re, “ku ne mund të pimë një kafe në Tiranë e më pas të kthehemi në Prishtinë”.

“Rrota e historisë nuk mund të ndalet dhe të kthehet pas”, u shpreh Sejdiu në fund.

n.e/NOA

KOMENTE