Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shba - Deficiti Parashikohet Të Arrijë Në 1.47 Bilionë Dollarë
English

Shba - Deficiti Parashikohet Të Arrijë Në 1.47 Bilionë Dollarë

UASHINGTON, 24 korrik /ATSH-MIA/ - Deficiti buxhetor i SHBA-së për vitin aktual buxhetor pritet të arrijë 1.47 bilionë dollarë, sipas parashikimit të djeshëm të publikuar në Shtëpinë e Bardhë. Kjo shumë është e njëjtë në 10 për qind nga Prodhimi i Brendshëm Bruto. Viti buxhetor 2010 përfundon në shtator. Megjithatë deficiti i parashikuar buxhetor është më i vogël në krahasim me parashikimin paraprak, të publikuar në muajin shkurt, i cili parashikonte 1.56 bilionë dollarë. Sipas parashikimit gjatë viteve të ardhshme deficiti i vendit do të jetë më i lartë me mbi 150 miliardë dollarë nga parashikimet e mëparshme, që ka të bëjë me të ardhurat e dobëta nga tatimet në Ministrinë e Financave. Sipas të dhënave nga Shtëpia e Bardhë, aktualisht 41 për qind i çdo dollari të shpenzuar nga Qeveria amerikane, janë nga kreditë. Parashikimet tregojnë se papunësia në vend vitin e ardhshëm do të arrijë rreth nëntë për qind. /e.v/
KOMENTE