Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkodër: Krimi Në Familje, Burri Vret Gruan Dhe Vajzën
English

Shkodër: Krimi Në Familje, Burri Vret Gruan Dhe Vajzën

SHKODËR, 24 Korrik /ATSH - G.Marku /. - Krimi brenda familjes ne Shkoder, i ka marrë jetën sot një 40-vjeçareje, si dhe vajzës së saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në komunën Dajç, Bregut i Bunës, të rrethit Shkodër, ku kanë mbetur të vrara në banesën e tyre Mine e Kristina Pjolli, përkatësisht 40 dhe 17 vjeç. Burime zyrtare pranë policisë së Shkodrës bënë të ditur për ATSH-në se "autor i dyshuar për këtë vrasje të dyfishtë është 48 vjeçari Pjetër Pjolli, bashkëshorti i gruas si dhe babai i 17 vjeçares, banor i fshatit Samrish, të komunës Dajç". Forcat e policisë, të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, kanë shoqëruar në ambjentet e komisariatit të Shkodrës autorin e kësaj ngjarjeje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë, motivet e së cilës ende nuk bëhen të ditura. /m.sh//a.ke/
KOMENTE