Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Temperaturat E Larta Dominojnë Sot Në Vend
English

Temperaturat E Larta Dominojnë Sot Në Vend

TIRANË, 24 Korrik/ ATSH- Suada Daci/.- Moti i nxehtë dhe temperaturat e larta që kanë pëfshirë vendin këto ditë, janë ndjerë sot që në orët e para të mëngjesit. Me gjithë parashikimet e meteorologëve për ulje të temperaturave në fundjavë, ende nuk duket të ketë rënie të tyre, ku prej disa ditësh i nxehti afrikan ka "pushtuar" gjithë vendin. Specialiste te Shërbimit Meteorologjik sqarojnë se dje temperatura maksimale në Tiranë ishte 37 gradë celsius, ndërsa sot, sipas tyre, temperatura maksimale në kryeqytet do të shkoje ne 35 gradë, ndërsa ajo mininale 24 gradë celcius. Me rritjen e temperaturave mjekët japin këshilla, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit, se si të mbrohen nga i nxehti. Sipas tyre, njerëzit duhet të rrinë në vende me gjelbërim në periudhën më të freskët të ditës. Të përdoren kapele për të mbrojtur kokën dhe qafën, si dhe të përdoret dietë ushqimore me zarzavate të përpunuara mirë termikisht (të gatuara me vaj misri ose ulliri). Po ashtu, të evitohet përdorimi i yndyrave shtazore (gjalpë, dhjamë) dhe kripa e tepërt. Mjekët këshillojnë gjithashtu që të moshuarit dhe të vegjëlit të qëndrojnë në ambiente të freskëta dhe të evitohet dalja në orët e pikut, 11:00-16:00. Ata këshillojnë gjithashtu që gjatë ditëve të nxehta duhet të konsumohet sa më shumë ujë dhe lëngje. /a.ke/
KOMENTE