Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi-Sejdiu: Vendimi I Gjnd-Së Madhor, Serbia Të Njohe Verdiktin E Gjykatës
English

Topi-Sejdiu: Vendimi I Gjnd-Së Madhor, Serbia Të Njohe Verdiktin E Gjykatës

- Të dy homologët Topi e Sejdiu zhvilluan një takim informal në mjediset e Hotel "Rogner"- TIRANË, 24 Korrik/ ATSH- Suada Daci/.- Presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, gjatë një takimi në Tiranë, vlerësuan vendimin e GJND-së, që e shpalli të ligjshme pavarësinë e Kosovës. Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, po zhvillon sot një vizitë informale në Tiranë, ku u takua me Presidentin Bamir Topi. Pas këtij takimit me dyer të mbyllura, që u zhvillua në mjediset e Hotel "Rogner", të dy homologët vlerësuan gjatë një prononcimi për mediat se,"vendimi që u dha nga Gjykata Ndërkomëbtare e Drejtësisë ishte një vendim madhor, duke i bërë apel shtetit të Serbisë ta pranojë verdiktin e kësaj gjykate". "Është një moment madhor që shton në mënyrë të ndjeshme kredibilitetin e shtetit të ri të Kosovës dhe e fut atë në një rrjedhë të re të njohjeve të reja, të një bashkëpumi më institucional në rajon", u shpreh Presidenti Bamir Topi. Ai tha se, "dua të përgëzoj presidentin Sejdiu për një rol të jashtëzakonshëm së bashku me lidershipin politik në Kosovë, për ndryshimin e menjëhershëm të imazhit të shtetit të ri të Kosovës, i cili është ndërtuar mbi bazat e multieticitetit dhe mbi baza reale të kësaj filozofie". Kreu i shtetit tha se, "uroj që edhe Serbia ta vlerësojë këtë realitet të ri, pasi ishin ata që e dërguan çështjen ne Gjykatën Ndërkombetare dhe janë ata që duhet të pranojnë verdiktin e gjykatës". Duke u ndalur tek e ardhmja e raporteve mes Shqipërisë dhe Kosoves, Topi u shpreh se, "në kontekstin rajonal janë zhvilluar disa takime dhe ne mendojmë që këto takime duhet të zgjerohen". Ai informoi se, "në nëntor Shqipëria do të jetë organizatore e 'Forumit Rajonal Ballkanik', me pjesëmarrjen e gjithë Presidentëve të Rajonit dhe shpresoj që kësaj ftese t'i përgjigjet edhe Presidenti Tadic, për të qënë pjese e një filozofie të re në rajon, ku të gjitha vendet të bashkepunojnë me një frymë të re komunikative, sepse duhet të jenë me një vizion të përbashkët euroatlantik", u shpreh Topi. Presidneti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, nga ana e tij falenderoi Shqipërinë për rolin e fuqishëm që ka luajtur për Kosovën. "Republika e Shqipërisë mbetet e fuqishme për kauzën tonë, si për lirinë edhe për zhvillimin e vendit tonë", tha ai. Sipas Sejdiut, "vendimi i GJND-së për ne është një ditë e bekuar, sepse i jepet një mbështetje e fuqishme drejtësisë, lirisë njerëzore dhe lirisë së Kosovës, në mbështetje të fuqishme të verdiktit të madh të artikuluar në 17 shkurt në 2008". Presidenti Sejdiu tha gjithashtu se,"ka ardhur koha e zhvillimeve të reja dhe ftojmë që edhe Republika e Serbisë të jetë partnere e bashkëpunimeve rajonale, por edhe e bashkëpunimeve për paqen dhe stabilitetin". Axhenda e vizitës së Presidentit Sejdiu përfshin nje takim të veçantë dhe me kryeministrin Sali Berisha, me të cilin do të japë dhe një deklaratë për shtyp. /a.ke/
KOMENTE