Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Turqi - Erdogan I Gatshëm Për Ndryshimin E Ligjit Për Kufizimin E Pushtetit Të Ushtrisë
English

Turqi - Erdogan I Gatshëm Për Ndryshimin E Ligjit Për Kufizimin E Pushtetit Të Ushtrisë

ANKARA, 24 korrik /ATSH-AFP/ - Kryeministri turk, Recep Tayip Erdogan deklaroi sot se ishte i gatshëm t'i përgjigjej pozitivisht një kërkese të opozitës për ndryshimin e ligjit përsa i përket kufizimit të pushtetit të ushtrisë për të ndërhyrë në jetën politike. Gjatë një takimi në lindje të vendit, Erdogan ftoi partitë kryesore të opozitës CHP (pro laike, socialdemokrate) për të bashkëpunuar me AKP (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim) në pushtet për ndryshimin e një ligji që i ka shërbyer ushtrisë për të justifikuar një grusht shteti para 30 vjetësh. "Do të formojmë një komision që do të ngarkohet për shqyrtimin e të gjitha aspekteve të kësaj çështjeje dhe nëse do të jetë e nevojshme do të mbledhim parlamentin për një seancë të jashtëzakonshme'', deklaroi shefi i qeverisë konservatore./ /ec/ a.jor.
KOMENTE