English

Ekon - Shefi I ''British Petroleum'' Jep Dorëheqjen

LONDËS, 25 korrik /ATSH-MIA/ - Shefi i kompanisë britanike të naftës ''British Petroleum'', Tony Hayward do të japë dorëheqje gjatë ditëve në vijim, shkruante sot gazeta britanike "Sunday Telegraph". Sipas gazetës, Hayward, i cili u kritikua për shkak të derdhjes së naftës në Gjirin e Meksikës, ka vendosur të japë dorëheqjen përpara publikimit të rezultateve të gjashtëmujorit të parë të punës së kompanisë, që do të bëhet të martën. Hayward do të tërhiqet nga funksioni për 10 javë për t'i ardhur në ndihmë kompanisë që të rimarrë veten nga kriza e rëndë e krijuar./ a.jor.
KOMENTE