English

Engel, letër Obamës: SHBA të dyfishojë përpjekjet për njohjen e Kosovës

SHBA, 25 korrik, NOA – Kongresmeni, Eliot Engel u ka bërë thirrje vendeve të botës për të njohur pavarësinë e Kosovës. Me anë të një letre dërguar Presidenti të SHBA-ve Barak Obama dhe përfaqësuesve të senatit të Amerikan, Engel sugjeron se nuk ka më pengesa ligjore për të njohur pavarësinë e Kosovës.

Kongresmeni Engel është shprehur se “opinionin këshillues i GJND-së, për pavarësinë e Kosovës, është një fitore e madhe dhe historike për Kosovën”.

Engel argumenton se “tani shumë vende të botës mund të ndjehen mjaft më komode dhe rehat në hapat e bërë me njohjen e Kosovës”,

Përmes kësaj letre, e cila duhet të firmoset ka kongresmenët, i kërkohet administratës Obama, "të dyfishoj përpjekjet e saj për të nxitur vendet e tjera në të gjitha pjesët e globit për të njohur Republikën e Kosovës, dhe të kërkojë nga miqtë dhe aleatët amerikan për të bërë të njëjtën gjë. "

"Kosova ka bërë përparime të mëdha si një vend sovran, i pavarur. Ka mbajtur zgjedhjeve të suksesshme demokratike. Pas pavarësisë, Kosova ka miratuar ligje të rëndësishme për mbrojtjen e pakicave dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe krijimin e një situate të sigurt e paqësore, dhe ka kërkuar zhvillimin e marrëdhënieve produktive me fqinjët e saj”, ka theksuar Engel.

Ai tha se është koha që vendet nëpër botë, plotësisht të vlerësojnë se në "gjirin" e tyre tash kanë një shtet të ri në Evropë dhe të njohin, vendosin marrëdhënie diplomatike me Kosovën.

Engel është anëtar i lartë i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës Përfaqësuese në Kongresin Amerikan dhe kryetar i Grupit të Çështjeve Shqiptare

NOA/INA

KOMENTE