English

Gjermani - Reportazh - ''Parada E Dashurisë'' Kthehet Në Tragjedi

DUISBURG (Gjermani), 25 korrik /ATSH-AFP/ - Kam parë të vdekur, disa të gjallë, por pa ndjenja në stacionin e trenit të Duisburgut në perëndim të Gjermanisë, mijëra të rinj të traumatizuar u gjetën sot në mëngjes pas konfuzionit të krijuar në ''Paradën e Dashurisë'', ku si pasojë humbën jetën të paktën 19 persona. "Isha në tunel rreth orës 17:00. Kishte shumë pengesa dhe kalimet ishin ngado shumë të ngushta'', tregon Alexis, 28 vjeç me origjinë nga Wuppertal, një qytet pranë Duisbourg ku rreth 1,4 milionë persona morën pjesë në këtë festival gjigant të muzikës tekno. "Kishte vajza që humbnin ndjenjat për shkak të nxehtësisë. Policët mundoheshin të tërhiqnin njerëzit për të dalë. Disa provonin për të kaluar barrierat. Ishte e tmerrshme, ishte kaos'', shtoi ai. "Ne ishim një grup prej 10 personash, por nuk arritëm të merrnim pjesë në festival'', theksoi Alexis. Drama, që sipas një bilanci të policisë bëhej fjalë për 19 të vdekur dhe 342 të plagosur ndodhi rreth orës 17:00 në një tunel rreth 200 metra i gjatë dhe 30 metra i gjërë që dukej se kishte qenë i vetmi aks nëntokësor në terrenin e një ish-stacioni treni mallrash ku mund të zhvillohej festa "Kam parë të vdekur në tunel. Të tjerë ishin të gjallë, por pa ndjenja'', tregon Anneke Kuypers, 18 vjeç, një neo-zelandeze , studente në Belgjikë. "Njerëzit vuanin nga deshidratimi, disa të tjerë kishin pirë shumë ose ishin droguar'', shtoi ajo. "Më në fund do të shkoj në festival sepse dua të qetësohem. Por kam humbur gjurmët e dy miqve të mi dhe ato kanë paratë dhe telefonin tim'', shtoi ajo. "Është çmenduri. Festa vazhdon'', shprehet i indinjuar Lubbert, 31 vjeç nga Hanovre. Autoritetet e qytetit theksuan se kishin vendosur të mos e ndërpresin me forcë festën nga frika e lëvizjeve të tjera paniku nga turma shumë e madhe. "Të gjithë kanë filluar të kërcejnë, edhe pse disa mund të kishin miq që kishin humbur jetën'', vijon Lubbert. Dhe në fund organizatorët janë shprehur, ''ne ju falenderojmë për këtë ditë të bukur''. "Organizimi ishte shumë i keq. Shumë shpejt nuk kishte asgjë për të pirë'', tregon Patrick Gunther, një 22 vjeçar. Qindra mijëra persona, nën ritmet e muzikës tekno, morën pjesë në një Love Parade, në perëndim të Gjermanisë, për të kërkuar të drejta të barabarta për homoseksualët./ /ec/
KOMENTE