Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hiv/Aids-20 Raste Të Reja Gjatë Këtij Viti
English

Hiv/Aids-20 Raste Të Reja Gjatë Këtij Viti

NE VEND - - Pavarësisht tendencës në rritje nga viti në vit i numrit të rasteve HIV pozitiv, Shqipëria mbetet vend me prevalencë të ulët të HIV/AIDS në popullatën e përgjithshme - TIRANË, 25 Korrik/ATSH-Eriola Çuko/ - Gjatë këtij viti (janar-qershor) janë identifikuar 20 raste të reja HIV pozitiv në vend, duke çuar kështu numrin e përgjithshëm të rasteve me këtë sëmundje në 385, bëhet e ditur nga të dhenat e Institutit te Shendetit Publik. Sipas Koordinatorit të Programit Kombëtar për AIDS në ISHP, Roland Bani, nga rastet e reja këtë vit, 14 janë meshkuj dhe 6 femra. Por, pavarësisht tendencës në rritje nga viti në vit i numrit të rasteve HIV pozitiv, Shqipëria mbetet vend me prevalencë të ulët të HIV/AIDS në popullatën e përgjithshme. Studimet e sjelljes dhe ato të kryera në vitin 2005 dhe 2008 nuk japin asnjë të dhëne për qarkullim të dendur të infeksionit HIV në vend. Në këto studime nuk është gjetur asnjë rast me HIV në popullatën e përgjithshme. Po sipas Banit, sa i përket mënyrës së transmetimit per rastet e reja te vitit 2010, pjesa më e madhe është me anë të rruges heteroseksuale, 7 i perkasin grupit te meshkujve homo-biseksuale, 2 raste i perkasin transmetimit vertikal nga nena te femija, 1 rast i perket grupit te perdoruesve te droges. Bëhet e ditur se rruga seksuale vazhdon të mbetet mbizotëruese pëe transmetimit e HIV, me 90 % rasteve (80% heteroseksuale dhe 10% homo-biseksuale). Në 5 % te rasteve totale infeksioni është transmetuar nga nëna e infektuar te fëmija, në 4 % nepermjet gjakut dhe me pas në 1 % tek perdoruesit intravenoze te drogës. (IDU). Numri mjaft i ulet i transmetimit ne perdoruesit intravenoze te drogave konfirmohet edhe nga studimet e sjelljes dhe ato biologjike te kryera ne vitin 2005 dhe 2008. Sa i takon qarkullimit të infeksionit, investigimet epidemiologjike tregojnë se 54 % e personave e kane marre infeksionin jashte vendit dhe 46 % brenda vendit. Por, në rast se në fillimet e viteve 2000 thuajse 90% e personave e merrnin infeksionin jashtë vendit, pas vitit 2005 u vu re numër i larte i tranmetimit brenda vendit, cka flet për qarkullim (ndonëse jo mjaft intensiv) të virusit brenda vendit. HIV/AIDS mbetet ende fenomen urban në vendin tonë, pasi 71 % e personave vijne nga zonat urbane dhe 29 % nga ato rurale. /a.ke/
KOMENTE