English

Indonezi - Të Paktën 21 Të Vdekur Nga Rrëshqitja E Tokës

XHAKARTA, 25 korrik /ATSH-AFP/ - Të paktën 21 persona humbën jetën nga përmbytjet dhe rrëshitja e tokës për shkak të shirave të rrëmbyeshëm në Indonezi, theksoi sot një përfaqësues lokal. ''Një rrëshqitje toke ndodhi në ishullin Buru në provincën Moluques'', theksoi një zëdhënës i një shërbimi lokal për katastrofat, Priyadi Kardono. "Ne kemi arritur të nxjerrim 18 trupa nga balta e shkaktuar si pasojë e rrëshqitjes së tokës dhe kemi arritur të shpëtojmë shtatë persona të plagosur'', shtoi ai./ /ec/
KOMENTE