Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Krimet e rënda, pesë vetë në pranga, për trafikim droge në Itali në 2008-ën
English

Krimet e rënda, pesë vetë në pranga, për trafikim droge në Itali në 2008-ën

Tiranë, 25 korrik, NOA – Në një operacion bashkëpunimi me autoritetet italiane u sekuestruan në Milano, në 17 dhjetor të vitit 2008 një sasi prej 11,85 kg lëndë narkotike e llojit heroinë, ku u arrestuan në flagrancë shtetasit shqiptarë Julian Kajdo dhe Eduart Toshkollari.

Lidhur me këtë hetim, pesë persona të dyshuar si pjesë e këtij rrjeti të trafikimit të lëndëve narkotike, kanë rënë dje në pranga pas urdhërarrestit të nxjerrë nga prokuroria e Krimeve të Rënda.

43 vjeçari nga Vlora Arben Veliko; 33 vjeçari nga Tropoja Dritan alias Orges Jahelezi; 37 vjeçari nga fshati Mbrostar i Fierit; 35 vjeçari nga Vlora Panajot Dhiamandi dhe 40 vjeçari nga Vlora, Sokol Kashta janë pëse personat e arrestuar dje nga policia.

Prokuroria e krimeve të Rënda bën të ditur përmes një deklarate se arrestimi i këtyre personave u bë në kuadër të hetimeve të operacionit të koduar “Ndërtuesi”.

Të arrestuarit dyshohen të kenë kryer në bashkëpunim veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike.

Mësohet se hetimet për operacionin Ndërtuesi kanë nisur në vitin 2008 si një hetim proaktiv, mbi bazën e akteve të veçuara nga një procedim tjetër penal.

Në këtë hetim kanë bashkëpunuar edhe Policia e Shtetit, dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale.

Sipas prokurorisë së Krimeve të Rënda ky operacion konsolidon bashkëpunimin e suksesshëm ndërkombëtar sidomos me autoritetet kompetente italiane dhe gjithashtu rikonfirmon bashkëpunimin e frutshëm mes prokurorisë për Krime të Rënda dhe Policisë së Shtetit.

mit/NOA

KOMENTE