English

SHBA dhe Koreja e Jugut stërvitje të përbashkët

Kore e Jugut, 25 korrik, NOA - Të shoqëruara nga kërcënimet e Koresë së Veriut SHBA dhe Koreja e Jugut po zhvillojnë një manovër detare të përbashkët në Detin Japonez.

Në ushtrimet treditore marrin pjesë sipas të dhënave amerikane rreth 8.000 ushtarë nga të dyja vendet.

20 anije lufte dhe rreth 200 avionë janë në veprim. Qeveria amerikane theksoi se manovrat kanë karakter mbrojtës, por duhet të ndikojnë në mënyrë frikësuese mbi Korenë e Veriut.

Ushtrime të tjera ushtarake janë planifikuar për muajt e ardhshëm. Koreja e Veriut komuniste foli për provokime dhe kërcënoi me frikësim bërthamor.

NOA

KOMENTE