English

Sport: Angli - Koha E Rikuperimit Te Rio Ferdinand Me E Gjate

TIRANE, 25 Korrik/ATSH-ANSA/. - Koha e rikuperimit do te jete me e gjate per mbrojtesin qendror te Manchester Utd, Rio Ferdinand, i cili humbi Boterorin 2010 pas nje demtimi ne gju. "Kapiteni yne do te mungoje edhe per gjashte jave", ka bere te ditur menaxheri i ekipit, Alex Ferguson. Ferdinand do te mungoje ne ndeshjet e para te Premier League, qe nis me 16 gusht. Ai do te jete i padisponueshem edhe per miqesoret e Anglise me Bullgarine dhe Zvicren (3 e 7 shtator). /a.ke/
KOMENTE