English

Vogëlushi lufton me vdekjen, u rrah barbarisht nga i ati

Prishtinë, 25 Korrik 2010 NOA – Në luftë me vdekjen gjendet momentalisht një djalë vetëm katër vjeç pasi ka rënë pre i dhunës së egër fizike nga i ati i tij që në rrethana dhe shkaqe ende të paqarta e ka masakruar në banesën e tyre.

Korrespondenti i agjencisë NOA raporton se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë.

Raportohet se prindi shqiptar rreth 30 vjeçar, ka goditur me shkop djalin e tij katër vjeçar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore është dërguar ne trajtim mjekësor por gjendja e tij mbetet e rëndë nga plagët e marra.

Policia tha se i dyshuari është shoqëruar në rajon dhe me vendim të prokurorit u arrestua në flagrancë.

a.b/NOA

KOMENTE