English

Bashkia e Tiranës: METE po gënjen për Fushën e Aviacionit

Tiranë, 26 korrik, NOA – Pas deklaratës së ministrisë së Ekonomisë se fusha e Aviacionit i ka kaluar Bashkisë dhe se nuk ka asnjë procedurë për proces privatizimi, Bashkia e Tiranës ka reaguar përmes një deklarate për shtyp, duke sqaruar qytetarët se “së pari, nuk ka asnjë vendim qeverie për kthimin e ish-Fushës së Aviacionit në pronësi të pushtetit vendor”.

“Ka vetëm një vendim të KRRTSH-së që e përcakton si zonë të gjelbër, por kjo s’do të thotë absolutisht asgjë dhe praktika tregon se një fakt i tillë nuk e pengon privatizimin”, pohon zëdhënësi i tij institucioni, Florion Seriani.

Sipas tij, Bashkia e Tiranës nuk ka kërkuar thjesht pistën për ta kthyer në park, po të gjithë territorin prej 190 mijë metrash katrorë, ku synojmë të ngrejë edhe shkollë, kopsht, çerdhe për komunitetin si edhe funksione të tjera sociale, në shërbim të komunitetit.

“Praktikisht, territori prej 5.5 hektarësh i parashikuar nga KRRTSH është vetëm një e treta, kurse dy të tretat e ish-Fushës së Aviacionit, siç e pohon edhe vetë përgënjeshtrimi i sotëm, kalojnë në privatizim”, shtoi ai.

Duke theksuar se Bashkia e Tiranës e kundërshton këtë privatizim, si kundër interesave të komunitetit të zonës dhe të zhvillimit të qëndrueshëm të Tiranës.

“Dhe i bëjmë thirrje Sali Berishës, ta heqë nga lista e privatizimit, qoftë këtë objekt, qoftë Repartin Ushtarak në Kodër-Kamëz dhe qoftë një sërë objektesh të tjera të destinuara për kopshte e shkolla, sepse çdo komunitet ka nevojë për më shumë të tilla dhe privatizimi i gjithë këtyre aseteve është vërtet një dëm me pasoja të rënda për të ardhmen”, përfundoi Florion Serjani.

n.e/NOA
KOMENTE