Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bërthamore - Be Miraton Një Paketë Të Re Sanksionesh Kundër Iranit
English

Bërthamore - Be Miraton Një Paketë Të Re Sanksionesh Kundër Iranit

BRUKSEL, 26 korrik /ATSH-ANSA/ - Këshilli i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian miratoi sot një paketë të re me sanksione kundër Iranit, që nga ana ekonomike nuk ka precedentë. Masat shtrënguese godasin kryesisht sektorin energjetik (naftë dhe gaz) dhe atë financiar, përfshi këtu edhe transportet. Me këto sanksione Bashkimi Evropian shkon përtej masave të marra nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së më nëntë qershor dhe shpreson ta nxisë Teheranin të rinisë bisedimet për të gjetur një zgjidhje për çështjen bërthamore. Për sa i përket aktiviteteve në sektorin e gazit natyral dhe naftës, sanksionet parashikojnë bllokimin e investimeve të reja në vend, kufizimin e asistencës teknike dhe transferimin e teknologjisë, më së shumti për sa i përket rafinimit dhe lëngështimit të gazit, fazat në të cilat Teherani nuk mund të bëjë i vetëm. Në frontin financiar, masat e reja duhet të godasin aktivitetet e bankave dhe ngrirjen e aseteve të tyre jashtë vendit. Kufizime do të ketë edhe për sa i përket sigurimeve të transaksioneve tregtare. Sipas burimesh diplomatike evropiane, sanksionet e reja janë më të rëndat që janë marrë ndonjëherë nga BE-ja dhe duhet të hyjnë në fuqi duke nisur nga dita e nesërme. Masat kufizuese që parashikohen në këtë paketë prekin 41 personalitete iraniane, 57 kompani (plus 15 të kontrolluara nga Gardianët e Revolucionit) dhe tre linja detare. /e.v/
KOMENTE