English

Davutoglu: Irani I Gatshëm Për Bisedime Me Be-Në Për Programin E Tij Bërthamor

STAMBOLL, 26 korrik /ATSH-MIA/ - Ministri turk i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutoglu deklaroi dje se Irani ka shprehur gatishmërinë për të biseduar me Bashkimin Evropian rreth programit të tij bërthamor, pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, saktësisht pas gjysmës së dytë të shtatorit. Davutoglu bëri këtë deklaratë para drekës së punës në Stamboll me ministrin iranian të Punëve të Jashtme, Manusher Motaki dhe me shefin e diplomacisë braziliane Selsu Amorim. Ai theksoi se Ankaraja po mundohet ta nxisë ripërtërirjen e negociatave ndërkombëtare mes Iranit dhe grupit pesë plus një, që përfshin pesë anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, SHBA-ja, Rusia, Kina, Franca dhe Britania e Madhe plus Gjermania, sa më shpejt të jetë e mundur./ a.jor.
KOMENTE