English

Del nga rruga me makinën e saj: "Shmanga një vampir” (VIDEO)

Kolorado, SHBA, 27 Korrik 2010 NOA - Pronarja e makinës së rrëzuar që shihni në foto dhe më poshtë në video, pretendon se ka dalë nga rruga, pasi siç ajo tha, ka parë një vampir në mes të një rrugë të vogël në Western Slope, në Kolorado.

Gruaja i tha policisë amerikane se pa një vampir para makinës së saj dhe u përpoq ta shmangë duke dalë jashtë rruge.

Për fat të mirë gjatë incidentit nuk u raportuan viktima. Policia tha se gruaja në kohën e aksidentit nuk kishte përdorur alkool apo droga, por as dhe ndonjë ilaç të këshilluar nga mjeku.

Gjithsesi nga kontrollet e kryera nuk u gjet asnjë gjurmë vampiri ose të paktën askush nuk evidentoi një prani të tillë.

a.k/NOA

{youtube}MadXlsNofVs{/youtube}

KOMENTE