Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dënohet ish-lideri Khmer, për vrasjen e 12 mijë personave
English

Dënohet ish-lideri Khmer, për vrasjen e 12 mijë personave

Kamboxhia, 27 Korrik 2010 NOA - Kaing Guek Eav, përgjegjës për vrasjen e 12 mijë personave nën regjimin kamboxhian të Khmer Rossi, është dënuar me 35 vjet burg. Gjykata e OKB-së në Kamboxhia ka gjykuar Duch si fajtor për krime kundër njerëzimit, me një vendim që vjen 11 vjet pas kapjes së ish-Khmer rossi në xhunglën kamboxhiane.

Megjithëse vendimi ka qenë i 40 viteve burgim, dënimi i tij do të jetë pothuajse i përgjysmuar, kjo duke marrë parasysh 11 vitet që i akuzuari i ka kaluar në burg që nga kapja.

Kaing Guek Eav, ishte kreu i burgut Tuol Sleng gjatë regjimit të Khmer, në të cilin kanë vdekur 12 -16 mijë njerëz. Edhe pse ai pranoi fajin e tij, Duch gjithmonë ka thënë se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të ndiqte urdhrat.

Edhe pse shumë herë ai kishte shfaqur dhe pranuar keqardhjen e tij për këto akte sërish nuk i ka bindur plotësisht kamboxhianët për këtë fakt.

r.b/NOA

KOMENTE