Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekon-Energji Elektrike Nga Burime Diellore
English

Ekon-Energji Elektrike Nga Burime Diellore

-Kompania Edil Energy ka filluar për herë të parë në Shqipëri prodhimin e energjisë elektrike nga burimet diellore, duke i bërë përdoruesit të pavarur nga rrjeti elektrik- TIRANE 26 KORRIK /ATSH, Artan Gjata /- Kompania Edil Energy ka filluar për herë të parë në Shqipëri prodhimin e energjisë elektrike nga burimet diellore dhe e veçanta e impianteve të saj është se i bën përdoruesit të pavarur nga rrjeti elektrik. Sipas drejtuesve të kësaj kompanie, krahas impianteve të energjisë diellore, (fotovoltaike), ajo u ofron konsumatorëve dhe alternativa të tjera të pavarura nga rrjeti elektrik publik edhe burime të tjera të energjisë natyrore, siç janë energjia e erës (eolike), energjine hidrike, atë gjeotermike dhe bio-energjinë. Në zona që nuk furnizohen normalisht me energji elektrike, në godina banimi apo objekte industriale, impiantet e kompanisë garantojnë një sistem autonom ekonomik furnizimi me energji nga burime diellore e veçantë dhe nga ana ekologjike.Këto impiante të prodhimit të energjisë nga burime diellore kanë edhe të veçantën e tyre se sigurojne edhe nje depozitim të energjisë në rast të mungesës së rrezeve diellore. Mundësitë e përhapjes së këtyre sistemeve në Shqipëri, janë të shumta për vetë natyrën e pasur me diell gjatë gjithë vitit.Inxhinierët e kompanisë theksojnë se gjithnjë e më tepër zonat malore, kodrinore e detare, fshatrat turistike po bëhen tërheqëse për zhvillimin e turizmit, por lidhja e rrjetit elektrik shpesh në këto zona, ka çmime të larta, është i vështirë për tu vendosur dhe me impiante të tilla ekonomike të prodhimit të energjisë nga burimet diellore apo burime të tjera alternative natyrore të pavarura nga rrjeti kombëtar elektrik, këto pengesa kapërcehen, duke i rritur vlerat edhe pronës ku objektet ekzistuee janë ndërtuar, apo ato që do të ndërtohen të reja. Një përdorim të gjerë këto impiante kanë filluar të zënë në Itali dhe në disa shtete të tjera të zhvilluara. Në Shqipëri prodhimi i energjisë elektrike nga burimet diellore, mund të përdoret gjerësisht edhe në objektet industriale apo fermat bujqësore ( sera ) dhe komplekse blegtorale, që kërkojnë një furnizim të pandërprerë me energji elektrike. Specialistët e kompanisë vendosën këto ditë impiantet e para në disa objekte shkollore ne Berat dhe synojnë shtrirjen e tyre në të gjithë vendin. Sipas tyre një impiant me fuqi 2-3 kw është i mjaftueshëm për një shtëpi me konsum normal të energjisë elektrike dhe prodhimi vjetor i një impianti të tillë me këtë fuqi është rreth 2400-3600 kwh, duke përballuar ndriçimin, dhe krejt pajisjet elektroshtëpiake. Gjithashtu për një vilë të përmasave më të mëdha me një impiant prej 4-6 kw prodhimi vjetor arin në 4800-7200 kwh, ndërsa në ferma dhe komplekse blegtorale apo industriale, rezidenca turistike etj, fuqia e instaluar varion nga 21-50 kw duke prodhuar deri në 25200 kwh-60000 kwh në vit. Krahas garancisë dhe sigurisë, kompania ofron edhe mirembajtjen e tyre si dhe futjen e impianteve alternative të kombinuara të prodhimit të energjisë elektrike si ato të energjisë nga era./a.gj/
KOMENTE