Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekonomi - Përmbledhje - Tregjet Qetësohen Pas Testeve Të Rezistencës
English

Ekonomi - Përmbledhje - Tregjet Qetësohen Pas Testeve Të Rezistencës

PARIS, 26 korrik /ATSH-AFP/ - Tregjet financiare u shprehën të qetësuar sot nga rezultatet e testeve të rezistencës, që treguan se bankat evropiane ishin plotësisht rezistente, pavarësisht dyshimeve për përshtatshmërinë e tyre. Bursat evropiane, të fuqizuara nga vlera bankare pozitive, përfunduan me rritje: Parisi (+0,81 për qind), Frankfurti (+0,45 për qind), Londra (+0,72 për qind), Madridi (+1,14 për qind), Athina madje pati një rritje prej 2,18 për qind. Eurostoxx 50 u rrit me 0,88 për qind. "Testet e quajtura strestest treguan qartë se peisazhi bankar evropian ishte mjaft i fuqishëm", theksoi sot kreu i grupit të ministrave të Financave të zonës euro, Jean-Claude Juncker. Në tregun amerikan, që u mbështet nga shifra pozitive të sektorit imobiliar, Dow Jones u rrit me 0,66 për qind dhe Nasdaq 0,90 për qined në orën 16:00 GMT. Euroja vazhdoi rritjen, duke arritur në 1,2978 dollarë në orën 16:00 GMT kundrejt 1,2856 dollarë të premten pikërisht pas publikimit të testeve. "Se sa kërkuese ishin testet kjo mbetet për t'u përcaktuar, por ne theksojmë se këto rezultate kanë qenë pak a shumë të plota për sa u përket tregjeve financiare", bëjnë të ditur analistët e bankës ING. "Rezultatet nuk janë një surprizë, por megjithatë, pritet të ketë pasoja pozitive për sektorin", u shpreh sot agjencia e vlerësimit "Moody''s" në një shënim. "Mendohet se këto rezultate si dhe informacionet e publikuara me këtë rast do të kenë një pasojë pozitive për investitorët, aq sa do të lehtësojë diferencimin mes bankave dhe mund të kontribuojë në rikthim në normalitet të tregjeve", shtoi Moody's në këtë shënim. Treguesi sektorial i bankave në Evropë përfundoi me një rritje prej 2,22 për qind. Në Gjermani, Deutsche Bank pati një rritje prej 1,27 për qined, spanjollja Santander 1,04 për qind dhe ajo italiane Unicredit +0,37 për qind. Në Francë, Société Générale pati një rritje të madhe prej 5,24 për qind. Testet e rezistecës, të publikuara të premten në mbrëmje, treguan se nga 91 institucione bankare në Evropë, vetëm shtatë humbën në këtë test, pesë prej të cilave në Spanjë, një në Gjermani dhe një në Greqi. Megjithatë, një artikull i "Financial Times" krijoi dyshime sot, duke u shprehur se disa banka gjermane nuk e kishin përcaktuar me hollësi rrezikun lidhur me borxhin sovran të shteteve evropiane, ndryshe nga sa ishte parashikuar. Ndërsa të përditshmet spanjolle të financës bënë të ditur se nëntë banka spanjolle dhe jo pesë do të kishin dështuar në teste nëse ndihmat e dhëna nga fondi i ndihmës i krijuar nga shteti nuk do të ishin llogaritur si kapital i tyre i brendshëm. Këto informacione krijuan shqetësime lidhur me përshtatshmërinë e këtij testi, i vlerësuar nga disa si mjaft detyrues. Sot, agjencia e kontrollit fiannciar Fitch e uli me dy shkallë, nga "BBB+" në "BBB", vlerësimin afatgjatë për "Caja Espana", njërën nga bankat spanjolle që dështuan në teste, veçanërisht për shkak të "profilit të saj të dobët financiar". /I.Pu.
KOMENTE