Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Elbasan- Kronika-Shkurt
English

Elbasan- Kronika-Shkurt

Elbasan: arrestohen dy persona, plagosën me dashje Dy shtetas u arrestuan mëngjesin e sotëm, pasi akuzohen për veprën penale " plagosje të rëndë me dashje". Ngjarjet ndodhën sot në mëngjes në fshatrat Labinot Fushë, si edhe Qukës të Librazhdit, tha zëdhënësja e Policisë, Valbona Begu. Sipas saj, "Shaqir Balla 50 vjeç gjatë një konflikti për motive të dobëta, goditi me sende të forta duke plagosur rëndë në pjesë të ndryshme të trupit shtetasin Xh. C, 48 vjeç, banues po në këtë fshat. Po sot, në fshatin Qukës -Librazhd, gjatë një konflikti për motive të dobëta, Nazmi Alliu 52 vjeç goditi me mjet të mjet të mprehtë të llojit thikë bashkëfshatarin e tij shtetasin Xh.M, 53 vjeç duke i shaktuar dëmtime në trup". Ndërsa autorët janë arrestuar, dy të plagosurit ndodhen të shtruar në spitalin kirurgjik në Elbasan. Gramsh: bie nga çatia, vdes 63-vjeçari Një 63 vjeçar u vetëaksidentua duke gjetur vdekjen mesditën e së djelës. Burime të Policisë lokale bëjnë të ditur se " 63 vjeçari Seat Bulcari me banim në fshatin Gribë të komunës Kukur në Gramsh ishte duke punuar në çatinë e banesës së shtetasit L.K, kur humbi ekuilibrin e trupit e për pasojë, duke rënë, gjeti vdekjen"./m.sadiku//n.m/
KOMENTE