Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fallsifikonte Monedhat ; Bie Ne Prangat E Policise
English

Fallsifikonte Monedhat ; Bie Ne Prangat E Policise

TIRANË, 26 Korrik /ATSH /-Nën akuzën e "fallsifikimit të monedhave", policia e kryeqytetit arrestoi mbrëmjen e djeshme në Tiranë, shtetasin Albend Xhelili,46 vjeç nga Tirana. 46 vjeçari u arrestua pranë një lokali në Rrugën "4 Shkurti" në Tiranë, ndërsa policia sekuestroi në cilësinë e provës 35 copë monedha të prerjeve 5 000 lekëshe, të dyshuara të fallsifikuara. Një muaj më parë, policia e kryeqytetit, arrestoi për fallsifikim të monedhave, euro, një 29 vjeçar nga Tirana, i shpallur në kërkim nga Policia e Kukësit për të njëjtën vepër penale. Po ditën e djeshme, nën akuzën e "fallsifikimit të dokumentave, policia arrestoi një 28 vjeçar, i shpallur në kërkim. Sipas burimeve zyrtare të policisë, Fehmi Nexha, me vendim të Gjykatës së Durrësit, ishte dënuar me gjashtë muaj heqje lirie për veprën penale të "fallsifikimit të dokumentave". /f.n/
KOMENTE