Holandë - Treni Godet Një Autocisternë Dhe Më Pas Përfundon Në Një Dyqan
					  BRUKSEL, 26 korrik /ATSH-ANSA/ - Një incident i jashtzakonshëm hekurudhor, fatmirësisht pa viktima, ka ndodhur sot në veri të Holandës, në qytezën portuale të Stavoren.
     Një tren për mirëmbajtjen e hekurudhës ka përplasur një kamion cisternë për transportin e naftës, që në atë moment ishte bosh, duke e marrë zvarrë për 100 metra dhe duke kaluar përtej një dyqani me artikuj sportivë. Më pas treni dhe kamioni u përplasën dhe ndaluan në sheshin mbrapa dyqanit, ndërmjet frikës së të pranishmëve.
     Vetëm dy persona janë lënduar lehtë, por sipas forcave të rendit "është një mrekulli që askush nuk u lëndua rëndë".
/e.v/ 				
				
				

 
    