English

Irak - Të Paktën 19 Të Vdekur Nga Shpërthimi I Dy Autobombave

KERBALA, 26 korrik /ATSH-AFP/ - Të paktën 19 persona gjetën vdekjen sot dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga një atentat i dyfishtë me autobomba në Kerbala, 110 kilometra në jug të Bagdadit, njoftojnë burime pranë shërbimeve të ndihmës dhe të Ministrisë së Brendshme. Sipas një zyrtari të ndihmës në Kerbala, bilanci arrin në 19 të vdekur dhe 47 të plagosur. Të Një zyrtar në Ministrinë e Brendshme përmendi 52 të plagosur. /I.Pu.
KOMENTE