Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kodheli: Qeveria po e çon krizën te familjet
English

Kodheli: Qeveria po e çon krizën te familjet

Tiranë, 26 korrik, NOA – “Qeveria duhej të vinte këtu me një buxhet të qartë për të dalë nga kriza dhe jo që ta çonte krizën drejt familjeve”.

Me këto fjalë, deputetja socialiste Mimi Kodheli, u shpreh sot gjatë seancës plenare menjëherë pasi kreu i komisionit parlamentar të Ekonomisë, Edmond Spaho, publikoi në Kuvend shkurtimet e buxhetit 2010 dhe i ka cilësuar ato si rruga më e duhur për të shmangur efektet e krizës financiare globale që mbërriti sipas tij nga jashtë vendit.

“Ju e shpërfillët opozitën dhe kërkesat e saj, ndërkohë që jemi i vetmi parlament që i miratuam ndryshimet në buxhet, vetëm brenda një ore”, apeloi Kodheli në seancën plenare.

Ndërsa ka shtuar më tej, se me pretekstin e rritjes së pagave dhe pensioneve, qeveria ka bërë vetëm një indeksim të tyre dhe aspak kompensim.

E kjo sipas saj, ushqen një krizë të madhe të pritshme për çdo familje shqiptare, e cila sa vjen dhe rritet.

Ndërkaq, fjalimi i Kodhelit po pasohet nga ai i deputetes tjetër socialiste, Rudina Seseri, e cila gjithashtu kritikoi shkurtimet e bëra në buxhetin 2010 ... (vijon).

n.e/NOA

KOMENTE