Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministria e Financave, “ultimatum” Doganave: Luftoni kontrabandën
English

Ministria e Financave, “ultimatum” Doganave: Luftoni kontrabandën

Tiranë, 26 Korrik 2010 NOA/ Rajmonda Lajthia - Pas shqetësimit të ngritur nga Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH), raporti i të cilit u lexua në komisionin kuvendor të sigurisë, se kontrabanda kërcënon ekonominë shqiptare, edhe numri dy i Financave Alfred Rrushaj i kërkon doganave të ashpërsojnë luftën ndaj kësaj dukurie.

Edhe pse raportohet një rritje e zhdoganimeve të mallrave, kryesisht atyre me akcizë, sërish vlera e abuzimit financiar përmes kontrabandës mbetet e konsiderueshme.

Ky fakt është lehtësisht i evidentuar tek cigaret. “Është shumë e rëndësishme që lufta kundër kontrabandës të ngrihet në një tjetër nivel, duke e çuar këtë fenomen drejt zeros. Për këtë është shumë e nevojshme që të bashkëpunohet me doganat homologe”- u shpreh zv/ministri i Financave Alfred Rushaj duke folur sot për agjencinë e lajmeve NOA.

Drejtoria e Doganave raporton se gjatë këtij 6-mujori janë zhdoganuar 32 tonë cigare më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, si dhe 26 mijë tonë më shumë karburante. Më tej gjatë fjalës së tij, në analizën 6-mujore të këtij institucioni, ministria e Financave pati edhe një tjetër kërkesë ndaj doganave.

“Përmirësoni në kohë dhe siç duhet shërbimin ndaj tatimpaguesve”. Kjo kërkesë sipas zv/ministrit Rushaj vjen pasi doganat luajnë një rol të rëndësishëm në konkurrencën në treg ndaj operatorëve ekonomik.

Pas një defiçiti të krijuar gjatë muajve të parë të vitit, në analizën 6 mujore të doganave shqiptare, ky institucion ka arritur të realizojë planin 100 për qind.

Ky fakt ka bërë që në arkën e shtetit të mblidhen 55 miliardë lekë ose 15.8 për qind më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Por pavarësisht realizimit të planit, sërish kjo situatë nuk ndikoi në realizimin e shifrave të buxhetit të shtetit, i cili u shkurtua me afro 10 për qind, për shkak se taksat dhe tatimet nuk u mblodhën në nivelin e parashikuar.

r.l/r.n/NOA

KOMENTE