Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Në Lezhë, sot 3 aksidente me 7 të plagosur
English

Në Lezhë, sot 3 aksidente me 7 të plagosur

Lezhë, 26 korrik, NOA – Tre aksidente në harkun kohor të një ore, kanë ndodhur në superstradën Fushë Krujë-Lezhë paraditen e sotme, ku shtatë persona janë plagosur, ndërsa numri i mjeteve të përfshira në aksident ka qenë gjashtë automjete dhe një motor.

Qarkullimi rrugor është ndërprerë për katër orë, edhe pse policia ka ndërhyrë shumë shpejt e ka patur të pamundur zhbllokimin e tij.

Sipas burimeve zyrtare të policisë së Lezhës për agjencinë e Lajmeve NOA, mësohet se aksidenti i parë ka ndodhur në orën 9.15 minuta, në afërsi të fshatit Fushë-Mamurras, ku një drejtues i një motori ka humbur kontrollin nga terreni i largët në një segment rrugor, i cili ishte në rikonstruksion dhe për pasojë është aksidentuar, duke u plagosur rëndë.

Ai është dërguar në spitalin e Laçit, ku edhe ka marrë ndihmën mjekësore.

Policia ka mbërritur në vendin e aksidentit, por është detyruar të presë gjatë grupin e ekspertëve, pasi një tjetër aksident ka ndodhur në Skuraj të Kurbinit.

Pak minuta më pas, tre makina janë përplasur në afërsi të këtij fshati, ku dy kamiona, njëra me targa të Tiranës dhe tjetra me targa të huaja, janë përplasur me një furgon mallrash, duke mbetur dy të plagosur.

Ndërsa dy të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Lezhës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur zhbllokimin e trafikut.

Ndërsa më pas, një tjetër aksident është regjistruar në afërsi të fshatit Luz të Fushë-Krujë, rreth orës 10.00, ku një makinë Land-Rover është përplasur me dy trajlera, duke shkaktuar edhe plagosjen e rëndë të Gjergj Hotit, drejtuesit të auto-veturës si dhe tre murgeshave të kishës së Mamurrasit, të cilat sapo ishin kthyer nga Italia dhe po udhëtonin për në Mamurras, ku Gjergj Hoti është i ati i deputetes së Partisë Demokratike për Kurbinin, Pavlina Hoti.

Kjo ka sjellë edhe bllokimin e rrugës nacionale për më shumë se katër orë. Edhe pse policia ka qenë e pranishme dhe është mundur për hapjen e rrugës, drejtuesit e mjeteve kanë shfrytëzuar rrugët dytësore, duke rënduar situatën dhe bllokuar komplet trafikun e qarkullimit rrugor.

a.b/NOA

KOMENTE