Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra E Shtypit Të Kosovës
English

Pasqyra E Shtypit Të Kosovës

PRISHTINË, 26 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Koha Ditore" BE-ja riplanifikon bisedimet - Qeveria e Kosovës pranon vetëm bisedime ndërshtetërore - "Pritjet kanë qenë që opinioni të jetë më i dykuptimshëm. Mbi atë situatë pastaj do të bëhej trysnia për bisedime tek të dyja palët", i ka thënë gazetës një zyrtar i lartë ndërkombëtar. Situata e re, sipas këtij burimi, e ka vendosur BE-në në një pozitë kur do t'i duhet që t'i rishqyrtojë planet për bisedime Tituj të tjerë: -Ministrat e BE-së pa konkluzione rreth Kosovës -MPJ-ja e bindur se do ta mundë Beogradin me diplomaci -Jeremiq: Kohë të vështira për Serbinë -Institucioneve nuk u ngutet ta shkarkojnë guvernatorin -Qeveria s'di gjë për investimet ruse në trashëgiminë kulturore -Engel i lyp Obamës dyfish përpjekje për njohjen e Kosovës -Dyfishohet numri i studentëve në Universitetin e Prizrenit -Vera e sivjetme nuk mbushi as gjysmën e "hambarit" -Sport - Cana i mahnitur me atmosferën e derbit të Stambollit "Express" ARSYET PËR MOSNJOHJE U FSHINË - Kryeministri Hashim Thaçi pret perspektivë të re për vendin, pas opinonit pozitiv të GJND-së. Thotë se asnjë shtet më nuk ka arsye të mos e njohë pavarësinë e Kosovës. Konsideron se tash është radha për unifikimin e BE-së. Nuk përmend numra, por thotë se njohjet do të vijnë. Tituj të tjerë: -Rezolutë për pavarësinë - Ministri i Jashtëm, Skender Hyseni, thotë se vendimi i GJND-së është thirrje e qartë që Këshilli i Sigurimit të marrë parasysh nxjerrjen e një Rezolute për pavarësinë e Kosovës. Në një intervistë për gazetën austriake Der Standard, ai pohon se priten 35 njohje të reja, duke përfshirë pesë vende të BE'së. -Hetohen naftëtarët -Ballkani i droguar -24 Orët e Kosovës "Bota Sot" THAÇI: PAVARËSISË SË MBIKËQYRUR PO I VJEN FUNDI - Opinioni i GJND-së do t'i ndihmojë shtetet ta njohin Kosovën Tituj të tjerë: -Topalli: Evropa po i përmirëson gabimet e veta ndaj shqiptarëve - Intervistë me Jozefina Topallin, kryeparlamentaren e Shqipërisë -Ellis: Vendimi i GJND-së përmbylli debatin për Pavarësinë - GJND - Rritje dramatike e njohjeve të Pavarësisë së Kosovës -Veriu të spastrohet nga forcat serbe - Njësia Speciale pret urdhrat për ndërhyrje në Veri -Heroi i luftës, i burgosuri i paqes! "Zëri" Ambasadorët kundër emisarëve - MPJ do t'i përgjigjet ofensivës diplomatike të emisarëve të Tadiqit me ambasadorët dhe rrjetin diplomatik Tituj të tjerë: -Bob Dole: Vendimi i GJND-së fitore e madhe e drejtësisë -AAK: U harrua Strategjia për veriun -Kundër statusit special për veriun -Fundi i pavarësisë së mbikëqyrur -Autostrada rrit gurthyesit ilegal -Editoriali - Letër Adem Demaçit "Epoka e Re" Integriteti i kosovës i paprekshëm - Sipas marrëveshjes së Kumanovës, kufiri me Serbinë për KFOR-in është administrative - FSK-ja, e gatshme për dy vjet për ndonjë mision jashtë Kosovës - Flet komandanti i KFOR-it, gjenerallejtënant Markus Bentler Tituj të tjerë: -Thaçi: Po i vjen fundi pavarësisë së mbikëqyrur - Kryeministri Hashim Thaçi është kthyer nga vizita disaditore në SHBA ku mori respektin se Xh. Uashingtoni i Kosovës "Tribuna shqiptare" Kuvendi nuk e tregon saktë pasurinë Tituj të tjerë: -SHBA në aksion për njohje të reja për Kosovën - Letër Obamas për lobim -Hyseni në SHBA -Maqedonasit ta mësojnë shqipen -Me garanci për njohje të reja "Lajm" Sistem i dyfishtë - Disa rregullore të UNMIK-ut mbeten ende në fuqi, edhe dy vjet për t'u shfuqizuar ato Tituj të tjerë: -Kryeministri Thaçi sqaron qëndrimin e Qeverisë pas opinionit të GJND-së - Bashkëpunim, por jo bisedime me Serbinë -Kongresisti Eliot Engel i shkruan një letër presidentit Barack Obama - SHBA-të të lobojnë për njohjen e Kosovës -Ministrat e Arsimit të Kosovës dhe Shqipërisë premtuan bashkëpunim për konsolidimin cilësor të Universitetit të Prizrenit - Universitet i përbashkët -Ellis: Valë njohjesh pas GJND-së -Leku, forcim i lehtë kundrejt euros -Kryeqyteti kasaba -Shqetëson rritja e ekonomisë joformale "Infopress" GJND si kartë lobimi - Kosova pas mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë Tituj të tjerë: -Hyseni niset për lobim -Jo negociata, vetëm bashkëpunim -Po shkruaj historinë politike të Kosovës -Abetarja e Shqipërisë në shkollat e Kosovës -Editorial - Gjykata ka folur "Kosova Sot" Thaçi: fundi i pavarësisë së mbikëqyrur Tituj të tjerë: -Gjyqtarët e Gjykatës Komunale, kampionë për numrin e ankesave - Hetohen 14 parashtresa kundër gjyqtarëve -Hyseni në SHBA, 60 takime për njohjet -Kosovë-Shqipëri, gara për hidrocentralet -AAK kritikon Qeverinë për Veriun, nuk po koordinohet me EULEX-in -Editoriali - Bilanci i një sezoni parlamentar. /s.d//a.ke/
KOMENTE