Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ruçi: Qeveria Nuk E Pranon Se Vendi Eshte Ne Krize Ekonomike
English

Ruçi: Qeveria Nuk E Pranon Se Vendi Eshte Ne Krize Ekonomike

TIRANE 26 Korrik/ATSH-A.Gjonaj/- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi deklaroi të hënën në seancën plenare në Kuvend, se qeveria nuk pranon se vendi është në krizë ekonomike. Në seancën e fundit të Kuvendit, duke reaguar pas deklaratave të kryeministrit Berisha, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi tha se "opozita që në nëntor ka bërë një mbledhje të forumit më të lartë të saj dhe ka paralajmëruar për krizën dhe ka kërkuar të ndryshohet buxheti". Sipas Ruçit, qeveria u vonua 9 muaj për t'a ndryshuar buxhetin, ndërsa ritheksoi se "po të kishte dëgjuar alarmin tonë, ekonomia nuk do ishte këtu ku është sot". Duke iu drejtuar kryeministrit Berisha lidhur me rritjen e pagave dhe pensioneve, Ruçi tha "një qytetar shqiptar merr 242 euro në muaj dhe se ky është niveli më i ulët në rajon". Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi akuzoi kryeministrin Berisha se po mban krizën politike të pazgjidhur. "Keni krizë politike, demokratike e institucionale dhe ju nuk e zgjidhni", vijoi ai./n.m/
KOMENTE