Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shba - Dokumente Sekrete: Irani I Furnizon Me Para Dhe Armë Talebanët Dhe I Stërvit Ata
English

Shba - Dokumente Sekrete: Irani I Furnizon Me Para Dhe Armë Talebanët Dhe I Stërvit Ata

UASHINGTON, 26 korrik /ATSH-AFP/ - Irani merr pjesë në mënyrë sekrete në fushatën kundër forcave të huaja të drejtuara nga Shtetet e Bashkaura në Afganistan, duke i furnizuar talebanët me para, armë dhe duke i stërvitur ata, mësohet nga dokumente amerikane konfidenciale të publikuara nga faqja e internetit Wikileaks. Këto dokumente përmbajnë nota diplomatike sekrete që vijnë nga ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kabul, që shprehin shqetësime lidhur me influencën në rritje të Iranit në Afganistan, shkruhet në të përditshmen britanike "The Guardian" që publikoi sot një përmbledhje për këtë çështje. Megjithatë, këto raporte, të bazuara shumica në informacione të dhëna nga spiunë dhe informatorë afganë me pagesë, nuk mund të shërbejnë si prova, thuhet më tej në gazetë. "Irani ka marrë një seri masash për ta shtrirë dhe forcuar influencën e tij në Afganistan", thuhet në një notë sekrete të ambasadës amerikane, të shkruar nga një oficer i rangut të lartë. Kjo notë u referohet deklaratave që vijnë nga Ministria e Jashtme afgane sipas të cilës Irani mendohet t'u ketë dhënë miliona dollarë rryshfete parlamentarëve afganë dhe se është përpjekur për largimin e ministrave reformatorë të qeverisë. Iran ka marrëdhënie të ngushta me fqinjin e tij Afganistanin dhe disa herë i ka kundërshtuar akuzat sipas të cilave ai ka mbështetur rebelimin taleban që lufton kundër forcave të huaja dhe qeverisë afgane. Teherani ka kërkuar disa herë tërheqjen e forcave amerikane dhe të huaja nga Afganistani, pasi, sipas tij, prania e tyre sjell rezistencën e talebanëve. Në një prej këtyre dokumenteve, të marsit të vitit 2009, shërbimet amerikane të zbulimit shprehen se një grup prej më tepër se 100 rebelësh afganë dhe të huaj kanë shkuar në Afganistan që nga Irani për të ndërmarrë atje sulme kamikaze. Në maj të vitit 2009, gjenerali amerikan Stanley McChrystal, atëherë komandant i forcave ndërkombëtare në Afganistan, mendohet të ketë deklaruar se "stërvitja e rebelëve që kemi konstatuar zhvillohet në Iran, me luftëtarë që zhvendosen brenda Iranit". Në një raport i shkurtit të vitit 2005, të Forcës ndërkombëtare të ndihmës për sigurinë, Isaf, thuhet se disa talebanë planifikojnë atentate në provincat afgane Helmand dhe Uruzgan që nga territori iranian. "Komandantët shkojnë në Afganistan për të rekrutuar ushtarë", thuhet më tej në dokument duke shtuar se qeveria iraniane i ka ofruar çdo lideri rebel një shumë prej 1 740 dollarë për një ushtar të vrarë dhe 3 480 dollarë për një zyrtar qeveritar. Në një dokument tjetër të janarit të vitit 2005 thuhet se shërbimet iraniane të zbulimit kanë paguar dhjetë milionë afgan (212 000 dollarë) për Hezb-e-Islami e ish-kryeministrit afgan Gulbuddin Hekmatyar, lëvizja e dytë rebele islamike pas talebanëve në Afganistan. Sipas një raporti të shërbimeve të zbulimit të qershorit të vitit 2006, disa zyrtarë iranianë stërvitnin atëherë luftëtarë talebanë dhe të Hezb-e-Islami në Birjand, një qytet në lindje të Iranit pranë kufirit afgan. Bomba dhe automjete të destinuara për kamikazet janë dërguar në Afganistan që nga ky rajon, thuhet më tej në të njëjtin dokument. Dy të tjerë flasin për material për prodhimin e bombave që është dërguar nga Irani. Sipas një dokumenti të shkurtit të vitit 2007, banorë të Helmandit, në jug të Afganistanit, mendonin atëherë se Irani u ka dhënë iranianëve një helm që të hidhej në çajin ose në ushqimin e zyrtarëve qeveritarë. Të paktën një dokument flet për heshtjen e qeverisë afgane për të bërë publike lidhjet e dyshuara të Iranit me rebelët, duke theksuar se presidenti Hamid Karzaï ishte i kujdesshëm për të shmangur fërkime të tjera me fqinjët e Afganistanit. /I.Pu.
KOMENTE