Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shënim - Bashkimi Evropian Formon Zyrtarisht Shërbimin Diplomatik
English

Shënim - Bashkimi Evropian Formon Zyrtarisht Shërbimin Diplomatik

K BRUKSEL, 26 korrik /ATSH-MIA/ - Bashkimi Evropian formoi sot zyrtarisht shërbëmin diplomatik, njoftuan burime të ndryshme. Formimi i shërbimit diplomatik të Bashkimit Evropian do të konfirmohet nga ministrat e Punëve të Jashtme të 27 vendeve anëtare të BE-së, të cilët do të takohen në Bruksel. Shërbimi është parashikuar në Marrëveshjen e Lisbonës, që hyri në fuqi më 1 dhjetor të vitit të kaluar dhe detyra e tij është përmirësimin i paraqitjes së BE-së në arenën ndrëkombëtare. Pritet që përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton të njoftojë emrat e shefave të 30 përfaqësive të Unionit në vendet e huaja, funksione për sistemimin e të cilave vendet anëtare zhvilluan një luftë të ashpër. Sot do të bëhet e ditur se cilët do të jenë ambasadorët e BE-së në Kinë, Brazil, Argjentinë si dhe në përfaqësinë ekzistuese të BE-së në OKB. Sipas burimeve diplomatike përfaqësuesi i lartë i përhershëm i Unionit në organizatën botërore do të jetë spanjoll. Është parashikuar që 10 funksione t'u besohen diplomatëve nga shtete të ndryshme, ndërsa 20 të tilla zyrtarëve nga Brukseli./ a.jor.
KOMENTE