Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkrepën armët në dasma, ndërhyn policia
English

Shkrepën armët në dasma, ndërhyn policia

Prishtinë, 26 korrik, NOA – Shkrepja e armëve në raste gëzimesh familjare, deri dje ndoshta ka qenë një veprim i lejuar në Kosovë, por tani e tutje policia e ka marrë seriozisht ndëshkimin e rasteve të tilla.

Kështu, bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA se ajo ka ndërhyrë në disa raste ku u përdorën armët e zjarrit në ahengje familjare, siç kanë qenë dasmat, duke i konfiskuar ato.

Sipas të dhënave, në kuadër të realizimit të planit policor për parandalimin e të shtënave me armë zjarri dhe konfiskimin e armëve të tilla, dje janë konfiskuar 4 pistoleta dhe një armë automatike e tipit AK 47 si dhe municion i ndryshëm.

E para ka qenë ajo në Gjilan, në makinën e dasmës është gjetur një automatik i cili u shkrep në ajër, së bashku me 11 fishekë.

Ndërsa incidenti tjetër është shënuar në fshatin Bresalc, afër restorant “Kosova”, kur një makinë po kalonte rrugës në segmentin Prishtinë-Gjilan dhe pasagjeri i saj veture ishte goditur nga një predhë në afërsi të syrit si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit nga një i dyshuar që ndodhej me dasmorë të tjerë në atë lokal.

Policia ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin, të cilit i është konfiskuar pistoleta e tipit Zastava, si dhe një karikator me tre fishekë.

Edhe në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë, pas pranimit të informatës së ka të shtëna me armë zjarri në një dasmë, policia ka ndërhyrë dhe ka konfiskuar një revole e tipit çekosllovak.

n.e/NOA

KOMENTE