Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlore: Mot Me Vranesira, Ulje E Metejshme E Temperaturave
English

Vlore: Mot Me Vranesira, Ulje E Metejshme E Temperaturave

VLORË, 26 korrik/ATSH-H.Koçi/.- Situata meteorologjike sot në gjirin detar të Vlorës parashikohet të jetë e paqëndrueshme. Moti do të jetë me vranësira të çregullta dhe reshje të përkohshme e lokale shirash, ndërkohë që vlerat e temperaturave do të shënojnë një rënie të mëtejshme krahasuar me një ditë më parë. Kjo situatë meteorologjike është rrjedhojë e ndryshimit të regjimit të erërave që do të ndikojë gjithashtu edhe në rënien e vlerave të temperaturave. Ajo do të shoqërohet edhe me një keqësim të lehtë të kushteve të lundrimit, veçanërisht për mjetet e vogla, çka ka bërë peshkarexhat të mos dalin për peshkim. Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur për ATSH-në se, sot era do të ketë drejtimin në kuadratin Perëndim-Veriperëndim, me shpejtësi nga 4-6 m/sek, deri në 8-10 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 28-30 gradë celsius dhe ato minimale në 19-21 gradë celsius, ose respektivisht 2 gradë më ulët se një ditë më parë. Valëzimi parashikohet të jetë 2-3 ballë brenda gjirit detar dhe 4-5 ballë në det të hapur. /a.ke/
KOMENTE