English

Ylljet Aliçkaj Me "Koha E Puthjeve" Në Metropol

TIRANË, 26 Korrik/ATSH-Suada Daci/.- Ngjarje reale dhe personazhe të zakonshëm vijnë për lexuesin shqiptar në librin e ri me tregime të shkrimtarit dhe ambasadorit Ylljet Aliçka, botuar nga shtepia botuese "Toena". Jane 8 tregime te perfshira ne kete liber te cilin autori e boton pas dhjetë vjetësh nga libri i fundit i tij në këtë gjini . "Mbetem i apasionuar gjithmonë pas problemeve të individit dhe jo pas problemeve kolektive", tha Aliçka, gjatë promovimit te librit sot në Teatrin e Metropolit ne Tirane. "Njohja e një realitetit të caktuar qoftë atij aktual qoftë atij të para viteve '90-të, bëhet me mirë gjatë rutinës së përditshme të një njeriu të zakonshëm," tha ai. Sipas tij, shumica e tregimeve janë autobiografike. "Ndihem më i sigurtë kur shkruaj për ato që unë kam jetuar", tha Aliçka. "Në krijimtari më pëlqen të përdor shpesh humorin dhe groteskun". Duke e konsideruar Ylljet Aliçkën si një nga mjeshtrat e prozës së shkurtër, drejtorja e Shtëpisë Botuese "Toena", Irena Toçi, tha se, "me anë të këtij botimi Aliçka konfirmon aftësinë e tij të veçantë për të vëzhguar dhe për trajtuar fenomene dhe ngjarje të së përditshmes, të shoqërisë sonë apo të asaj pariziane". "Fraza e shkurtër dhe dinamizmi i zhvillimit, mungesa e komenteve përshkruese, janë karakterisstëik e tregimeve të tij, tha Toçi, duke shtuar se, "për të realizuar këto efekte ai realizon situata groteske apo cinike që flasin vetiu". Sipas saj, "tregimet e tij kanë pasur mundësinë të jenë skenar dhe ta bëjnë autorin të famshëm dhe të njohur jo vetëm në Shqipëri por të nderuar deri në Festivalin e Kanës me filmin "Parrullat" . Aktori Mirush Kabashi lexoi për të ftuarit një pjesë nga tregimi "Busti i udhëheqësit". Në shtator, "Koha e puthjeve" do të botohet në frëngjisht. Ylljet Aliçka ka lindur në Tiranë në 23 qershor 1951. Ai mban titullin Doktor i Shkencave dhe Profesor i asociuar. Ai ka kryer detyra shtetërore të rëndësishme si, drejtor i Marrëdhënieve me jashtë në MTKRS, si dhe është ambasador i Shqipërisë në Francë dhe Unesco . Ylljet Aliçka është bashkeautor në 14 botime didaktike në shkencat natyrore, por ka botuar në shqip tregimet, "Kompromisi", " Parrulla dhe gurë", "Një rrëfenjë me ndërkombëtare" në vitin 2006, etj. Ai u bë i njohur me skenarin e filmit "Parrullat", një prodhim franko- shqiptar, si dhe me filmin "Një ndodhi shqiptare", prodhim ky italo-franko-shqiptar. Çmimet që ka fituar janë "Penda e argjendtë" nga MTKRS në vitin 2002, Medalje bronxi nga Akademia" "International de Delutece", në Francë 2001, Çmimi i parë në prozë "Një rrëfenjë më ndërkombetare", nga Akademia Kult 2007, etj./ch/
KOMENTE