Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Britani e Madhe, familja gjendet e masakruar brenda shtëpisë
English

Britani e Madhe, familja gjendet e masakruar brenda shtëpisë

Britani e Madhe, 27 Korrik NOA - Një familje e përbërë nga katër persona, përfshirë këtu edhe dy vajzat, respektivisht një dhe dy vjeçe, është gjetur e vdekur në një shtëpi në qytetin anglez të Fordingbridge, në Hampshire.

Nëna dhe vajzat, raportuan mediat lokale, vdiqën pasi ishin therur, ndërsa babi ishte varur në shkallë dhe kjo sipas ekipit të shpëtimit. Alarmi u dha nga gjyshja e vajzave, e cila çdo të hënë në mbrëmje shkonte për t’i marrë ato në shtëpinë ku jetonte familja.

Të katër trupat u hoqën menjëherë nga shtëpia dhe u dërguan në spitalin e qarkut në Winchester, ku u kryen dhe analizat e tjera. Në shtëpi po kryen ende analiza te tjera shkencore. Familja ishte tepër njohur dhe shumë e dashur në lagje nga të gjithë, të cilët e përshkruan atë si mjaft në harmoni dhe pohuan se deri më tani nuk kishte pasur asnjë lloj problemi, madje as financiar. Babai i fëmijëve ishte shoferi i një kompanie, ku dërgonte ushqime të ndryshme.

r.b/NOA

KOMENTE