English

Gjiri I Meksikës - Bp - Konfirmohet Zëvendësimi I Hayward

ROMË, 27 korrik /ATSH-ANSA/ - Këshilli administrativ i kompanisë britanike të hidrokarbureve "BP", ka dhënë dritën jeshile për zëvendësimin e drejtorit ekzekutiv Tony Hayward me Robert Dudley, njofton sot agjencia e lajmeve Bloomberg. Komunikimi zyrtar duhet të bëhet mëngjesin e sotëm, kur pritet të publikohen edhe rezultatet tremujore të kolosit energjetik anglez. /e.v/
KOMENTE