Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Korrik Me Zhurme Ne Tirane
English

Korrik Me Zhurme Ne Tirane

TIRANË, 27 Korrik/ ATSH-Suada Daci/- Në ditët e nxehta të verës dhe pse shumë qytetarë janë larguar me pushime drejt detit, Tirana nuk e ka humbur 'zhurmën 'dhe 'shkëlqimin' e saj. Sot edhe pse një ditë me shi, metropoli i vendit paraqitej e gjallë, kakofonike, me kolorit , e rënduar në trafik. Por sot rënia e temperaturave ka bërë që kryeqytetasit të dalin më shumë se ditët e tjera qoftë për të përfunduar punët e tyre, ashtu edhe për të bërë një shëtitje. Por në këto ditë të fundit të korrikut njerëzit janë mbledhur më shumë në bare apo kafene ku preferojnë të konsumojnë një kafe, apo të ndajnë një bisede mes tyre. Ajo që vihet re ështe edhe se që nga muaji qershor në rrugët e kryeqytetit ndihet prania e shumë e turistëve të huaj, amerikanë, anglezë dhe nga vendet e rajonit që kanë preferuar të vizitojnë vendin tonë. Burime nga Ministria e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve, thonë për ATSH-në, se, " numri i përgjithshëm i vizitorëve në Shqipëri për periudhën janar-qershor ka kaluar në rreth 1 milion vizitorë. Këtu përfshihen vizitorë të huaj 549105 nga të cilët 135812 janë vizitorë ditorë (ekskursionistë), ndërsa 413293 janë vizitorë me netë qëndrime (turistë). Aron, një 26 vjeçar nga Zvicra i cili vjen për herë të tretë në Shqipëri thotë se, ndihet shumë i kënaqur. Ai tregon se ka ardhur me një grup miqsh me autobuz për të vizituar Shqipërinë. "Unë jam pastor kristan , kam qënë në Tiranë, dhe në jug të Shqipërisë, qytete të cilat më kanë pëlqyer shumë", tregon ai. I pyetur nëse vitin tjetër do të vijë përsëri në Shqipëri ai thotë i sigurtë se po, pasi sipas tij, "Shqipëria është një vend i vogël por shumë i bukur". Ndonëse jeta kulturore në Tiranë, është e "varfër", kur aktivitetet kulturore janë transferuar pranë qyteteve bregdetare gjithsesi kryeqytetasit mund të kalojnë një ditë të këndshme, në pishina, në kinema, apo edhe duke lexuar ndonjë libër. Tregtarë të librit në Tiranë shprehen të kënaqur me shitjen e librave në këtë periudhë. "Libri në këtë periudhë është i preferuar për lexuesit", shprehet Aida shitëse ne një nga libraritë e kryeqytetit duke shtuar se, "kjo për faktin se ne verë ka më shumë kohë, për shkak të impenjimeve më të pakta në punë". Sipas saj, "librat më të preferuar janë librat "rozë" si romanet e Daniel Steel, apo Stieg Larrson "Burra që urrejnë gratë". Ajo thotë se, edhe librat për fëmijë janë më të tërhequr në këtë periudhë të vitit. Por e zhurmshme është atmofera natën në Tiranë, kur grupe të rinjsh mbushin baret dhe pubet e kryeqytetit, dhe jo vetëm në fundjavë. Pa dyshim që stina e verës mund të konsiderohet si një sfilatë masive, ku të rinjtë shpalosin dinamikën e moshës, shoqëruar me atmosferën e gjallë dhe festive që ofron jeta e natës në kryeqytet./f.n/
KOMENTE