Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministri i Jashtëm niset për një vizitë zyrtare në Maqedoni
English

Ministri i Jashtëm niset për një vizitë zyrtare në Maqedoni

Tiranë, 27 korrik, NOA – Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, u nis sot për një vizitë zyrtare në Maqedoni, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Antonio Miloshoski.

Në qendër të bisedimeve mes dy delegacioneve pritet të trajtohen ecuria e marrëdhënieve dypalëshe dhe shumëpalëshe mes dy vendeve, zhvillimet më të fundit në rajon, si dhe çështje që kanë të bëjnë me integrimin evropian e euroatlantik.

Krahas bisedimeve zyrtare, Meta do të zhvillojë takime të veçanta me autoritetet më të larta të Maqedonisë, respektivisht presidentin e Republikës, kryetarin e Parlamentit dhe Kryeministrin, me liderin e LSDM-së dhe me drejtuesit e partive kryesore politike shqiptare në Maqedoni, si dhe do të zhvillojë një vizitë në Qendrën Rajonale të MARRI-it.

n.e/NOA

KOMENTE