Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Organizoi protestat kundër policisë në Hamallaj, kapet në Kakavijë i kërkuari
English

Organizoi protestat kundër policisë në Hamallaj, kapet në Kakavijë i kërkuari

Kakavijë, 27 Korrik, NOA – Forcat e policisë së pikës kufitare të Kakavijës, kanë mundur të kapin sot një person të shpallur në kërkim, i cili akuzohet si organizator i protestave në Hamallaj të Durrësit kundër policëve ndërtimorë.

Lajmi konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke bërë me dijeni se i ndaluari është 33-vjeçari Gjon Pera, lindur në Pukë dhe banues në Hamallaj të Durrësit, i cili po kthehej nga Greqia dhe ndërsa është paraqitur në sportelin e hyrjes për të paraqitur dokumentat, ka rezultuar se ishte person i shpallur në kërkim.

Kjo pasi ndaj tij prokuroria e Durrësit, më datën 09.07.2010, ka lëshuar një urdhër- ndalimi ndaj tij për veprat penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Kundërshtim të punonjësit të Policisë”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishje e qetësisë publike”, vepra këto të parashikuara nga nenet 262,293,274,237,236/2 të Kodit Penal.

Ky person identifikohet si një nga eksponentët kryesorë të ngjarjes së ndodhur në Hamallaj të rrethit Durrës , ku disa banorë janë konfrontuar me forcat e policisë të cilat ishin në mbështetje të Policisë Ndërtimore, gjatë një aksioni të ndërmarrë prej saj për prishjen e ndërtimeve pa leje në këtë zonë.

Efektivat e policisë kufitare në Kakavijë bëjnë gjithashtu me dijeni se gjatë 7-mujorit të parë të vitit 2010, kanë kapur 38 persona në kërkim për vepra të ndryshme penale.

n.e/NOA

KOMENTE