Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra E Shtypit Shqiptar
English

Pasqyra E Shtypit Shqiptar

TIRANË, 27 Korrik/ATSH/.- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit shqiptar të publikuara të martën: Gazeta "Shqip" PARLAMENTI, GRUSHTE DHE KRIZE Seanca e fundit, konfrontim fizik mes deputetëve Braçe e Maliqi, Paloka e Kadelli. Ndryshimet në ligjin për SHISH "thyejnë" shumicën Tituj të tjerë të kësaj gazete: -Ambasadori gjerman: Politika dhe shërbimet sekrete të ndara -PS-PD, dy muaj për të rikthyer negociatat Gazeta "Koha Jone" BERISHA, SFIDË OPOZITËS: BËNI MOCION NDAJ MEJE Pas aludimeve socialiste se mungojnë votat e mjaftueshme, shefi i qeverisë ftoi dje opozitën të vërë në provë votat e koalicionit qeverisës, duke kërkuar mocion. Replika mes Berishës dhe Ruçit. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Denoncimi/ Dëshmia shok: Mjekët e Vlorës më operuan pa asnjë analizë Universitetet/ Studentët të pakënaqur ikin nga privati në shtet Gazeta "Panorama" KUSH PËRJASHTOHET- UDHËZIMI HYN NË FUQI TAKSA E RE E MAKINAVE Pas miratimit të ligjit që heq doganën e importit, por takson çdo shitje të makinave, Ministria e Financave nxjerr udhëzimin e llogaritjes së detyrimit të ri Tituj të tjerë të kësaj gazete: Vlorë, pranga në zyrë për korrupsion kreut të përmbarimit Viktima e 15-të/ Autobusi i Gjegjanit, vdes 9-vjeçari Peraj Gazeta "Shekulli" MAKINAT NDRYSHOHEN TAKSAT E QARKULLIMIT Shembuj konkrete, sa do të kushtojë taksa e makinave që vijnë nga jashtë dhe sa do të paguhet për shitjen brenda vendit Tituj të tjerë të kësaj gazete: Deputetët, grushta e sharje në Kuvend Maxhoranca tërhiqet nga ligji i SHISH Gazeta "Shqiptare" DEPUTETI I PS RREFEN GRUSHTAT: SI U GODIT BRAÇE NGA MALIQI Braçe konfliktohet me Topallin, por goditet nga deputeti i PD, Lefter Maliqi. Gjovalin Kadelli i PS: Shkova të ndihmoja Erionin, Garda nuk ndërhyri për sherrin, PD tërhiqet nga SHISH, frikë për rrjedhje votash. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Berisha gjithë batutat me deputetët e PS. Ruçi: Saliu është i sëmurë Minoreni: Babain e vrava se i nxiu jetën nënës Gazeta Rilindja Demokratike MAXHORANCA, 75 VOTA BUXHETIT / BERISHA: RAMA J'U LA PA KOKRRA Notat që i sëmuri i PS i vendos deputetëve për fjalimet në Kuvend nga Xhaçka që ka më të lartën tek malaj me më të ulëtën. Gazeta Zeri i Popullit MEGA SKANDAL Prifti mister fati i kredisë, dyfishohen milionat e pasurisë së ministrit. Gazeta "Integrimi" VOTIMI PARLAMENTI MIRATON NDRYSHIMET NË BUXHET Maxhoranca ka votuar në bllok ndryshimet e buxhetit 2010
KOMENTE