Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Papulias: Greqia, Avokati Më I Mirë I Shqipërise Për Integrimin Në Be
English

Presidenti Papulias: Greqia, Avokati Më I Mirë I Shqipërise Për Integrimin Në Be

-Gjatë një bisede miqësore me Ambasadorin e Shqipërisë në Greqi, Dashnor Dervishi- TIRANË, 27 Korrik/ATSH/ Presidenti i Greqisë, Karolos Papulias në një bisedë miqësore me Ambasadorin e Shqipërisë në Greqi, Dashnor Dervishi disa ditë më parë, siguroi se Greqia ka qenë dhe mbetet avokati më i mirë i Shqipërisë për integrimin e plotë në BE dhe liberalizimin e vizave. Zyra e shtypit pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme bëri të ditur sot se, Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Greqisë, Dashnor Dervishi, i paraqiti Letrat Kredenciale Presidentit të Republikës së Greqisë, Karolos Papulias. Sipas njoftimit të MJ, në ceremoninë e organizuar më datë 22 korrik me këtë rast, Presidenti Papulias zhvilloi një bisedë miqësore me Ambasadorin Dervishi, gjatë së cilës, vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes Greqisë dhe Shqipërisë si dhe lidhjet e forta historike mes dy popujve. Papulias shprehu bindjen në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, duke veçuar kontributin mjaft të rëndësishëm të emigrantëve shqiptarë në Greqi si një urë lidhëse mes dy popujve tanë. Presidenti Papulias siguroi edhe një herë se Greqia ka qenë dhe mbetet avokati më i mirë i Shqipërisë për integrimin e plotë në BE dhe liberalizimin e vizave. Duke përcjellë urimet më të mira për Presidentin e Republikës dhe Kryeministrin e Shqipërisë, Presidenti Papulias shprehu dëshirën për të vizituar së shpejti Shqipërinë dhe për të parë nga afër ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në vend. Ambasadori Dervishi pasi e falënderoi Presidentin Papulias për pritjen e përzemërt, shprehu kënaqësinë për nivelin e lartë të marrëdhënieve mes dy vendeve tona, duke vlerësuar, në mënyrë të veçantë, kontributin personal të Presidentit grek në forcimin e miqësisë mes dy popujve e dy vendeve tona mike. Ambasadori Dervishi e siguroi Presidentin Papulias se gjatë ushtrimit të mandatit të tij në Greqi do të japë kontributin maksimal në zhvillimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Greqisë./a.m//n.m/
KOMENTE