Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, Balla: Pse hesht Berisha për skandalin Prifti
English

PS, Balla: Pse hesht Berisha për skandalin Prifti

Tiranë, 27 korrik, NOA – Deputeti i PS-së, Taulant Balla ka kërkuar sot nga kryeministri Sali Berisha arsyen e mospërballjes me mediat për çështjen e shumëpërfolur të pasurimit të shfrenuar në vetëm një vit të ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti, por edhe të ministrave të tjerë të denoncuar.

“Për të ditë të tëra Sali Berisha u fsheh nga përballja me shqiptarët, të cilëve është i detyruar t’u japë një përgjigje për pasurimin e shfrenuar të familjarëve dhe të ministrave të tij”, theksoi deputeti socialist.

Ai iu referua varfërisë së shqiptarëve në këtë kohë krize, dhe papërgjegjshmërisë së kryeministrit, që edhe një ditë më parë ndërsa diskutohej në parlament për buxhetin refuzoi të japë përgjigje për milionat e Dritan Priftit.

Nga selia rozë, deputeti Balla i drejtoi pesë pyetje kryeministrit Berisha me shpresën e një përgjigjeje, që më së shumti u intereson të gjitha shqiptarëve.

Ai i kërkoi kryeministrit të shpjegonte mënyrën se si iu shtua pasuria ministrit Prifti me 1.8 milionë euro në një vit; nëse ministri e ka paguar apo jo tatimin prej të paktën 180 mijë euro për fitimin e deklaruar prej 1.8 milionë eurosh.

Madje Balla aludoi për kredinë e shlyer të ministrit prej 1.7 milion eurosh, kur fabrika e tullave pa prodhuar, i siguroi atij 1.8 milionë euro fitim, duke iu referuar deklaratës së ministrit Prifti.

“Sali Berisha a mund t'u tregosh shqiptarëve se si i pagoi këstet e kredisë apo kush i pagoi këto këste kredie në emër të Ministrit tënd të Ekonomisë? Sali Berisha të kërkojmë sot t’i japësh përgjigje shqiptarëve, a je ti ortak në fitimet e Dritan Priftit, dhe çfarë nënkupton heshtja jote e tejzgjatur mbi këtë skandal”...

Ishin këto pyetjet e derjetuara nga deputeti Taulant Balla në emër të selisë rozë, i cili në fund të deklaratës i kërkoi kryeministrit Berisha t’i japë llogari shqiptarëve për vlerën në para të pazarit që bëri me kreun e LSI-së, Ilir Meta, një vit më parë, pazar nga i cili PS, aludon se ministri që ka përfituar është pikërisht edhe Dritan Prifti, me plot 1.8 milionë Euro.

mit/NOA
KOMENTE