English

Ruli: Kryesore Është Modernizimi Dhe Rritja E Produktivitetit Të Fermës

-Deklaron ministri i Bujqësisë, Ushimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Genc Ruli- TIRANE, 27 Korrik /ATSH-E.Xhajanka/- Ministri i Bujqësisë, Ushimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit (MBUMK), Genc Ruli, deklaroi gjatë një prononcimi për mediat se "drejtimi i parë i MBUMK-së është padyshim modernizimi dhe rritja e produktivitetit të fermës shqiptare e cila ka të bëjë, jo vetëm me ndihmën që i duhet dhënë bujqësisë". Sipas tij, MBUMK prej tre vjetësh po aplikon skemën e granteve të drejtpërdrejta, që është dhe një prej ndërhyrjeve më eficiente që ka pasur ndonjëherë shteti shqiptar dhe në këtë konteks, vijoi Ruli, nuk besoj që duhet të ketë ndonjë skemë ndërhyrjeje nga ana e shtetit ku në çdo skemë që fut duhet të marrë jo më pak se 10 qindarka si ndikim total në ekonomi. "Kjo qeveri," tha ai, "do të provojë se bujqësia jonë ka ende shumë potenciale të mëdha për të zbuluar. Ka një realitet që vëshgohet mirë që në 50 vitet e fundit ka një kthim të banorit dhe të fshatarit drejt zonave të bujqësisë". Gjatë prononcimit të tij, Ruli evidentoi se mundësia për të përfituar më shumë të ardhura informale ka bërë që një pjesë e konsiderueshme e njerëzve të merren me bujqësi. Rritja e konkurrueshmërisë së produkteve bujqësore, është padyshim ajo që lidhet me produktivitetin e fermës shqiptare, nëse shteti asiston duke i lehtësuar një pjesë të kostos fermerit tonë. Skemat tona, si në mbjelljet e reja apo në futjen e skemës së ujitjes moderne me pika, me presion, apo ndërtimin e serave në vetvete e lehtësojnë mjaft fermerin në kosto, etj. Sipas tij, rezultatet kanë qenë shumë të shpejta dhe të ndjeshme. Faktikisht, kemi një rritje jo më pak se 30% nga një vit në tjetrin të numrit të fermerëve që aplikojnë në këto skema mbështetëse nga qeveria shqiptare. Ndërkohë që, thotë ai, është vënë re dhe një rritje e ndjeshme e sipërfaqeve të reja. "Kjo ka rëndësi jo sepse janë rreth 6 mijë hektarë të rinj të mbjellur, por që janë hektarë të mbjellur sipas koncepteve dhe teknologjive më bashkëkohore."-shprehet ministri Ruli./ch/
KOMENTE