Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Së Shpejti Muzeu I Orëve Në Tiranë
English

Së Shpejti Muzeu I Orëve Në Tiranë

-Restauratori Suljeman Dashi shprehet në një intervistë për ATSH-në- TIRANË, 27 Korrik/ATSH-Suada Daci/- Së shpejti në Tiranë do të hapet Muzeu i Orëve, i cili do të ngrihet mbi ish Dyqanin e Sahatçiut, pranë kullës së Sahatit. Specialisti Sulejman Dashi ka më shumë se dy muaj që po punon për objektet që do të paraqiten në këtë muze. Do të jenë maketet e njëmbëdhjetë sahateve të Shqipërisë, plotësuar me mbishkrime dhe portrete të themeluesve. Për krijimin e maketeve, Dashi ka përdorur kryesisht karton dhe materiale sintetike, dhe për dizenjimin e jashtëm bojëra uji dhe akrilik. Kjo do të jetë edhe ekspozita përuruese e këtij muzeu. "Më e vjetra nga orët që do të paraqiten si makete në këtë muze është "Ora e Shkupit" e vitit 1555, kurse brenda territorit të Shqipërisë është Sahati i Krujës, që dikur ka qenë kambanorja e një kishe, e cila u prish dhe pastaj u bë sahat me tinguj", tha në një intervistë për ATSH-në, Sulejman Dashi. Ai shprehet se, "në periudhën e Pashallëqeve të Mëdha shumë qytete u pajisën me sahate. Ali Pasha Tepelena ndërtoi dy sahate, një në Gjirokastër një në Libohovë, Bushatllinjtë bën një sahat në Shkodër, që u prish gjatë luftës, dhe Aqif Pashë Elbasani ndërtoi atë të Elbasanit". Ndërsa për Sahatin e Tiranës, i resturuar para pak kohësh, Dashi tha se, "ai u ndërtua nga Haxhi Etem Beu, i cili e nisi pasi mbaroi xhaminë me gjithë pikturat, por e la përgjysëm sepse filloi lufta me Toptanët. Në 1836 ishin esnafët e Tiranës ata që përfunduan sahatin". Restautori Suljeman Dashi pohon se, " ideja për krijimin e këtij muzeu erdhi si rezultat i restaurimit të sahatit të Tiranës. Meqësëse ky sahat kishte afër dyqanin e sahatçiut u mendua që të kthehej në një muze, ku orët të momunentale të vendosen në këtë muze së bashku me mbishkrimet e personave që i kanë realizuar këto orë dhe rëndësinë që kanë". I pyetur sesa sahate numërohen gjithsej ai shprehet se, "deri tani kam dokumentuar rreth 20 sahatë monumental të qyteteve që datojnë që nga shekulli i 16 deri në deri në fund të shek 19, por ka edhe të shek të 20 që është sahati i Durrësit, i Vlorës etj". Duke folur për Sahatin e Vlorës ai thotë se, "ai i përket viteve 1920, por ky sahat është i veçantë, sepse ka për herë të parë simbolet shqiptare, si shqiponjën me dy kokë, Skënderbeun, Ismail Qemailin, por më mungon vetëm fotografia e katërt". Një aspekt tjetër interesant në ekspozitën e Dashit janë mbishkrimet dhe ornamentet që janë gjetur nëpër këto Sahate. Tek ai i Tiranës është gjetur një dragua, kurse në Kavajë gjendet një pllakatë ku është shkruar "marshalla"./ch/
KOMENTE