English

Sport- Fshf Dhe "Hat Trick 3", Tapete Të Rinj Për 14 Stadiume

TIRANË, 27 Korrik/ ATSH - Gjergji Mima/ - Federata Shqiptare e Futbollit, do të shtrojë 14 tapete të rinj në stadiumet shqiptare që do të shërbejnë për përmirësimin e infrastrukturës. Bashkëpunimi i saj me Projektin "Hat Trick 3" të UEFA-s do të sjellë një tjetër risi në futbollin shqiptar. Stadiumet shqiptare do t'i përmirësojnë dukshëm kushtet e lojës. "Katërmbëdhjetë fusha do të rinovohen totalisht me tapete të rinj, me bar natyral", shprehen burime pranë FSHF-së. Kjo iniciativë e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe e projektit "Hat Trick", do të ndryshojë pamjen dhe cilësinë në stadiumet në Peqin, Kavajë, "Loro Boriçi" në Shkodër, Ersekë, Skrapar, Memaliaj, Cërrik, Velipojë, Lezhë, Bilisht, Burrel, Gramsh, Librazhd dhe "Qemal Stafa" në Tiranë. Së shpejti, do të nisin punimet në stadiumet e Kavajës, Peqinit, "Loro Boriçi" në Shkodër dhe "Qemal Stafës" në Tiranë. /f.n/
KOMENTE