Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport- Miqësorja E Kombëtares Dhe Superkupa E Shqipërisë Çelin Sezonin E Ri Futbollistik
English

Sport- Miqësorja E Kombëtares Dhe Superkupa E Shqipërisë Çelin Sezonin E Ri Futbollistik

TIRANË, 27 Korrik/ATSH-Gjergji Mima/.- Pas hedhjes së shortit për kampionatin shqiptar të futbollit, Federata Shqiptare po përgatitet për startin e sezonit të ri, ku përveç klubeve, në fushë do të zbresë edhe ekipi kombëtar. Ekipi kombëtar shqiptar, do të zhvillojë më 11 gusht, testin e fundit përpara fillimit të Eliminatoreve të Kampionatit Evropian. Kundërshtari i ekipit përfaqësues, të drejtuar nga trajneri Josip Kuzhe, do të jetë ekipi i Uzbekistanit. Ndeshja do të luhet në stadiumin "Niko Dovana" të qytetit të Durrësit, në mbrëmje, ku pritet të iagurohet edhe sistemi i ri i ndriçimit për këtë stadium. Trajneri dhe stafi i tij do të kenë mundësinë që të kryejnë kolaudimet e fundit, përpara se ekipi të zhvillojë takimet e para eliminatore më datat 3 dhe 7 shtator. Përpara këtij takimi Shqipëria ka zhvilluar tre takime miqësore, gjatë këtij viti. Kështu kombëtarja ka fituar në Tiranë, kundër Irlandës së Veriut, më 3 mars, 1-0. Me të njëjtin rezultat, kombëtarja ka mundur edhe Malin e Zi më 25 maj në Podgoricë dhe Andorrën më 2 qershor në Tiranë. Ndërsa sezoni i ri futbollistik përsa i përket klubeve, do të nisë më 15 gusht me ndeshjen e Superkupës së Shqipërisë. Si në çdo pragsezoni, ky aktivitet është, i pari në kalendarin e eventeve që organizon Federata Shqiptare e Futbollit. Dinamo, ekipi kampion i edicionit 2009-2010, do të luajë kundër Besës së Kavajës, që u shpall fituese e Kupës së Shqipërisë. Ky do të jetë sezoni i 20-te i Superkupës së Shqipërisë. Edicioni i parë ka filluar në vitin 1990. Më shumë Superkupa gjatë kësaj periudhe, ka fituar skuadra e Tiranës. /f.n./
KOMENTE