Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli rrëmben në Itali ‘Çmimin e Mesdheut’
English

Topalli rrëmben në Itali ‘Çmimin e Mesdheut’

Kapri, 27 korrik, NOA – Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka marrë sot në Capri të Italisë “Çmimin e Mesdheut”, akorduar nga Forumi Mesdhetar për Paqen, e përzgjedhur përmes propozimit të bërë nga Senatori Sergio De Gregori, president i delegacionit parlamentar italian i Asamblesë së NATO-s.

Në motivacionin e këtij çmimi theksohet se “Mesdheu paraqitet si një zonë strategjike që lidh tregjet e Lindjes dhe ato evropiane dhe Perëndimore. Roli i tij në proceset ndërkombëtare dhe në rregullimin e marrëdhënieve politike, kulturore, ekonomike dhe tregtare, por edhe të njerëzve dhe të mallrave është gjithnjë e më thelbësor për çdo perspektivë të së ardhmes së popujve që përfshin kjo zonë”.

Duke shtuar se “në zemër të Mesdheut, lidhjet historike, politike dhe kulturore karakterizojnë marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë, marrëdhënie veçanërisht intensive dhe reciprokisht përfituese”.

Më tej, është thënë se shumë qytetarë shqiptarë jetojnë në Itali plotësisht të integruar dhe krenarë, me të drejtën e plotë të identitetit të tyre dhe shumë prej tyre janë sipërmarrës që kanë ngritur biznese të suksesshme në Itali, ashtu si shumë sipërmarrës italianë kanë bizneset e tyre në vendin e shqiponjave.

“Është tashmë i largët kujtimi i izolimit ndërkombëtar ku një diktaturë e gjatë kishte zhytur popullin shqiptar, para rënies së Murit të Berlinit. Sot Shqipëria drejtohet nga liderë prestigjiozë politikë, të cilëve u dedikohet rritja e shpejtë institucionale dhe ekonomike në Shqipëri, e cila pati gjithashtu suksesin e rëndësishëm të hyrjes në NATO”, citon motivacioni.

Në lidhje me raportet ndër-legjislative, thuhet konkretisht se marrëdhëniet parlamentare mes Italisë dhe Shqipërisë janë shumë intensive dhe të frytshme, si në nivelin dypalësh, ashtu edhe në forume ndërkombëtare shumëpalëshe dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli është thënë se mbetet protagonistja kryesore përsa i përket palës shqiptare.

“Ajo mishëron me historinë personale dhe karrierën e saj, një figurë politike dhe një shembull për të gjithë ne. Karriera brilante e shumë-dimensionale akademike, si dhe karriera në parlament që nga viti 1997, apo kryetare e Kuvendit të Shqipërisë që nga viti 2005, shumë aktive në mbrojtjen e të drejtave të grave dhe fëmijëve, kryetarja Topalli është angazhuar dukshëm e në mënyrë të konsiderueshme në përpjekjet që vendi ka bërë për anëtarësimin në NATO aktualisht në funksion të anëtarësimit në BE”, sqarojnë dhuruesit e këtij çmimi.

Nga ana e saj, me marrjen e këtij çmimi, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli tha se “këto vite Shqipëria është transformuar në mënyrë të pabesueshme. Ky çmim është për vendin tim"

Ndërsa senatori De Gregori gjatë ceremonisë së dhënies së çmimit i pohoi se “në Kapri, ajo është gruaja e dytë që merr një çmim të tillë pas kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel”.

n.e/NOA

KOMENTE